Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROJOBLANCOS

Pa Falcaon s’ka fitore

REUTERS/Enrique Calvo

Pa Falcaon s’ka fitore


6 January, 2013 @23:03

Atletico Madrid nuk ka arritur të mbajë hapin 9 pikësh me Barcelonën. Djelmoshat e Diego Simeones kanë arritur vetëm një barazim ndaj Mallorcas e cila gjendet në vendin e 17 të klasifikimit. 

Përkundër se kanë dalë në epërsi me golin e Raul Garcias në minutën e 72-të të ndeshjes, ekipit nga Madridi i është vërejtur mungesa e super sulmuesit Radamel Falcao para portës kundërshtare - dhe në fund kanë pranuar një gol nga Kevin Garcia i cili i ka siguruar një pikë të madhe vendasve nga ishulli i Mallorcës. 

Pas këtij barazimi Atletico Madrid ka 41 pikë pas XVIII xhirove në La Liga dhe tash është 11 pikë larg Barcelonës që gjendet në vendin e parë, ndërsa Mallorca me pikën e fituar ka kaluar në vendin e 16 të tabelës. 

REZULTATI

Mallorca - Atletico Madrid 1-1 (Kevin 87 - Raul Garcia 72)


 
Të gjitha lajmet nga La Liga