LEAGUE CUP
City demolon Sheffieldin
24 September, 2014 @23:11
Kampioni i Anglisë, Manchester City, ka kaluar lehtë pengesën e radhës në Kupë të Ligës angleze.
Ata kanë demoluar ekipin ku luan Atdhe Nuhiu, Sheffield Wednesday me rezultat të thellë, 7-0.
Frank Lampard ka hapur dhe ka mbyllur serinë e golave të ekipit të tij të ri, derisa dygolësh sonte ka shënuar edhe boshnjaku Edin Dzeko për ekipin e Manuel Pellegrinit.
Nuhiu është futur në lojë në pjesë të dytë të ndeshjes, por ai dhe ekipi i tij nuk kanë arritur të bëjnë asgjë karshi superfuqisë nga Etihadi, posaçërisht pas minutës së 60-të kur mbetën me një lojtar më pak në fushë dhe pranuan edhe katër gola tjerë.
FAKT:
Lojtari me origjinë shqiptare i Manchester Cityt, Sinan Bytyqi, ka qenë pjesë e ndeshjes së sotme të ekipit të tij, por ai nuk përfitoi rastin nga trajneri Manuel Pellegrini që të shijojë asnjë minutë në fitoren e thellë ndaj Sheffield Wednesday. |