BIANCONERI
Vidal bën Juven lider
24 September, 2014 @22:47
Juventus pa ndonjë problem të madh ka shënuar fitoren e radhës në Serie A, duke vazhduar serinë në katër fitore prej katër ndeshjeve.
Derisa Max Allegri kishte vendosur që të pushojë Carlos Tevezin, në skenë doli mesfushori i shquar kilian, Arturo Vidal, i cili shënoi dy herë për t’ia siguruar fundin e qetë ekipit të tij, ndaj Cesenës, para se krahu Stephan Lichtsteiner të vulosë për 3-0.
Allegri sonte kishte futur në sulm dyshen Fernando Llorente dhe Seb Giovinco, ku këtë të parin në minutën e 70-të e zëvendësoi me bashkëkombasin e tij dhe transferin veror, Alvaro Morata.
Juventus nga sonte merr lidershipin e Serie A-së pas fitores 3-0, duke kaluar Romën, derisa Binaconerët impresiv vazhdojnë pa pranuar gol në elitën italinae edhe pas katër xhirove, duke u bërë ekipi i vetëm në ligë që ende nuk ka parë topin në rrjetën e vetë.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS