INTERNAZIONALE
Fitorja e parë që nga viti 2010!
24 September, 2014 @22:57
Inter ka arritur të thyej akullin ndaj Atalantas. Neroazzurrët kanë arritur të shënojnë fitore ndaj një rivali mesatar në Serie A, të cilët nuk kanë arritur t’i mposhtin që nga prilli i vitit 2010.
Me dy gola të shënuara, një për një pjesë, ekipi i Walter Mazzarrit ka arritur të vazhdojë serinë e pamposhtshmërisë në Serie A, derisa për të futur topin në rrjetë të Atalantas u përkujdesën i ardhuri Pablo Osvaldo dhe Hernanes.
Osvaldo ka shënuar golin e tretë për Interin sonte, derisa Hernanes ka përfunduar dilemën e fituesit të ndeshjes nga gjuajtja e lirë.
Inter ka arritur të shënojë fitoren e parë ndaj Atalantas në Serie A, që prej 24 prillit të vitit 2010! Që nga ajo kohë Atalanta ka arritur të shënojë tre fitore, 2 prej të cilave si mysafir dhe të nxjerrë tre barazime ndaj Neroazzurrëve.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS
FAKT:
Fitoren e fundit ndaj Atalantas Inter e kishte arritur më 24 prill 2010, kur e kishte mposhtur me rezultat 3-1 me golat e shënuara nga Diego Milito, Christian Chivu dhe Sulley Muntari. |