Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CITY TREGON FORCËN PA HAALANDIN

City përmbys Liverpoolin për të vazhduar presionin ndaj Arsenalit

City përmbys Liverpoolin për të vazhduar presionin ndaj Arsenalit


1 April, 2023 @15:48

Manchester City ka shënuar fitore të rëndësishme sot ndaj Liverpoolit në Etihad, për të mbajtur presionin ndaj liderit të Premier Ligës Arsenal, në ditën e rikthimit të futbollit ekipor pas pushimit për ndeshje ndërkombëtare të kombëtareve.

Në fakt, ka qenë Mohamed Salah që i dha epërsinë Liverpoolit fillimisht. Por, shpejt City i Pep Guardiolës ndezi motorët dhe bëri që të mos vërehet mungesa e top-golashënuesit të tyre Erling Haaland (i lënduar) për të rikthyer ndeshjen dhe atë në pjesë të dytë me lojë perfekte për triumfin, Manchester City 4-1 Liverpool [Alvarez 27, DeBruyne 46, Gundogan 53, Grealish 74 - Salah 17].

Aktualisht, City i dyti në renditje ka 5 pikë më pak sesa Arsenali lider, që është në 69 pikë.

NOTAT E FUTBOLLISTËVE:

MAN CITY: Ederson 6, Stones 7, Akanji 5, Dias 7, Ake 7, Rodri 6, Gundogan 9, De Bruyne 9, Grealish 9, Mahrez 8, Alvarez 8. Rez.: Silva n/a, Palmer n/a.
LIVERPOOL: Alisson 6, Alexander-Arnold 3, Konate 4, Van Dijk 4, Robertson 4, Fabinho 6, Henderson 4, Elliott 5, Gakpo 7, Jota 6, Salah 7. Rez.: Firmino 4, Oxlade-Chamberlain 4, Tsimikas 5, Nunez 4, Milner n/a.

Kliko X për të larguar reklamën dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes


 
Të gjitha lajmet nga Premier League