PRIZREN
Çollaku, kryetar i Lirisë
15 January, 2015 @22:27
Mirsad Çollaku, ish futbollisti i Lirisë së Prizrenit është zgjedhur kryetar i ri i klubit prizrenas që po kërkon këndelljen dhe rikthimin në elitë mbi dy vite.
Në vijim, drejtuesit e ri të ekipit kanë përzgjedhur edhe kryesinë 9 anëtarëshe të përbërë prej: Mirsad Çollaku, Afrim Kala, Mitat Muhameti, Erxhan Dana, Qemal Krasniqi, Durak Thaçi, Naser Berisha, Besim Shkreli dhe Fitim Krusha.
Liria ka përfunduar stinorin vjeshtor në Ligë të Parë në pozitën e katërt të tabelës, me tre pikë më pak se lideri Llapi.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË