LA COPA
Torres shkëlqen, Atletico eliminon Realin
15 January, 2015 @21:51
Fernando Torres ka shënuar golat e parë të tij që prej rikthimit në Atletico Madrid. Golat e tij sonte, të shënuara në fillim të çdo pjesë loje kanë qenë të mjaftueshme për t’ia siguruar Atleticos, kalimin në çerekfinale të Kupës së Mbretit, pas fitores në ndeshjen e parë të zhvilluar një javë më parë në Vicente Calderon, 2-0.
Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo shënuan pas golave të El Ninos, mirëpo, me kaq përfundoi rruga e Real Madridit drejt mbrojtjes së trofeut të mbretit të Spanjës.
Ndeshja e parë në Vicente Calderon
Në fund, 2-2 rezultati, derisa Diego Simeone me rezultat të përgjithshëm 4-2 ka eliminuar rivalin lokal të udhëhequr nga Carlo Ancelotti që nuk arriti t’i përgjigjej assesi Rojiblancove.
Në çerekfinale, Atletico do të ndeshet me fituesin e çiftit, Barcelona-Elche.