Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARIZIMI PO SJELL EFEKTET

Cristiano Ronaldo prezantohet te Al Nassr

Fotot: AlNassr/fb

Cristiano Ronaldo prezantohet te Al Nassr


31 December, 2022 @9:42

Kontrata e Cristiano Ronaldos me ekipin nga Arabia Saudite Al Nassr zgjatë deri në fund të vitit 2024. Kapiteni i Portugalisë është zyrtarizuar dhe prezantuar te ekipi i ri pas largimit kontravers prej Manchester Unitedit para Kampionatit Botëror.

Sipas raporteve të mediave të ndryshme sportive, Cristiano Ronaldo 37-vjeçar, do të merr rrogën më të madhe në histori të një futbollisti, që kap shifrën prej 200-milionë eurove në vjet.

“Jam me fat që kam fituar gjithçka në futbollin evropian dhe e kam ndjerë se është koha që të jap përvojën time në Azi,” ka thënë portugezi me rastin e prezantimit te ekipi i tij i ri.

Cristiano Ronaldo @ Al Nassr

Në anën tjetër, ekipi Al Nassr ka përshkruar këtë nënshkrim dhe transfer si “historia po bëhet”. Ndërsa ka shtuar se ai do të jetë inspirim i ligës, kombit dhe gjeneratave të ardhshme.

Kujtojmë, gjatë verës Ronaldoja kishte refuzuar ofertën 300-milionë euroshe të një ekipi tjetër arab, Al Hilal, pasi që ishte i kënaqur te Manchester United!

Efektet e zyrtarizimit të Ronaldos janë parë menjëherë te ekipi arab, që po ngrit numrin e përcjellësve në rrjete sociale vazhdimisht këto ditë, e në disa kanale, ka kaluar milionëshin. Në Instagram kaloi 3-milionëshin, në Facebook numri ka shkuar menjëherë prejj 500 në 700-mijë.


 
Të gjitha lajmet nga