BALLKANI - BESA
Daku 2x, Ballkani bindshëm
31 October, 2020 @15:19
Pas fitores dramatike ndaj Prishtinës në mesjavë, Ballkani sot ka shënuar edhe një tjetër fitore me rëndësi.
Sot djemtë e drejtuar nga Ismet Munishi e mposhtën 4-1 (Mirlind Daku (P) 27’, 30’, Meriton Korenica 80’, Egzon Sinani 89’ / Donat Sheqerolli 70’) Besën nga Peja, për ta vazhduar kështu kryesimin e Superligës.
Në formë edhe sot ishte Mirlind Daku, që shënoi dy herë, fillimisht nga penalltia në minutën e 27’ e më pas nga loja e hapur tre minuta më vonë. Me dy golat e shënuara sot Daku tashmë ka 17 gola të shënuara deri më tash në këtë sezon të Superligës, një shifër e jashtëzakonshme kur dihet që janë luajtur vetëm 10 xhiro.
Në pjesën e dytë, pejanët arritën ta ngushtojnë rezultatin në minutën e 70’ përmes Donat Sheqerollit, mirëpo Ballkani nuk lejoi ndonjë befasi eventuale dhe shënoi edhe dy herë për ta mbyllur ndeshjen me rezultat bindës 4-1.
Fillimisht për 3-1 shënoi Meriton Korenica (80’), e më pas listën e golashënuesve e përmbylli Egzon Sinani 89’.
Xhiron që vjen, Ballkani i shkon Niklit në Drenas, kurse Besa e pret Drenicën në shtëpi.