KOMUNIKATA E DAKUT
Daku: S’kundërshtoj, edhe pse e meritoj ftesën
23 March, 2021 @22:29
Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, është deklaruar publikisht përmes Facebookut, pas polemikave të shumta lidhur me mosftesën e tij nga Bernard Challandes për ndeshjet e Kosovës që i zhvillon në fund të këtij muaji, duke filluar prej nesër.
Ai ka thënë se gjithmonë jep maksimumin dhe përkundër se mendon që e meriton ftesën, respekton vendimin e përzgjedhësit cilido që të jetë ai.
“Të dashur tifozë të futbollit të ekipit kombëtar,
Ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme dhe jam mirënjohës për vlerësimin. E ndjej obiligim të ju drejtohem pas shumë polemikave në lidhje me mos ftesën nga trajneri Bernard Challandes. Unë gjithmonë e jap maksimumin në fushë dhe mundohem t’i ndihmojë ekipit por në fund përzgjedhësi është personi kompentent që vlerëson se cili lojtar duhet të ftohet te kombëtarja. Me formën që kam treguar mendoj se e kam merituar ftesën, por kjo nuk do të thotë që e kundërshtoj vendimin e përzgjedhësit Challandes, përkundrazi e respektoj atë dhe e falënderojë që ma dha mundësinë të isha aty në grumbullimin e kaluar. Ju premtoje, se do të punojë edhe më shumë që në të ardhmen të arrijë objektivat personal dhe të klubit tim, dhe herën tjetër t’ia ndryshojë mendjën përzgjedhësit Challandes.
Me respekt, Mirlind Daku”
Kujtojmë, Daku ka shënuar këtë stinor ka shënuar 26 gola për Ballkanin dhe është për më shumë se tre herë larg nga ndjekësit e parë të tij në ranglistën e golashënuesve të Superligës.
Daku kishte luajtur për Llapin, para se të nënshkruajë për Osijekun, prej ku u huazua në Kukës dhe më vonë përfundoi te Ballkani.