KOSOVA
Lëndimi i Amir Rrahmanit, Bernard Challandes shpjegon situatën
23 March, 2021 @18:23
Në konferencën e sotme për shtyp, Bernard Challandes foli edhe për lëndimin e Amir Rrahmanit dhe mundësinë që ai të luajë në ndonjërën prej ndeshjeve të këtij muaji.
“Amir Rrahmani momentalisht është i lënduar por jemi shumë të lumtur që ai është grumbulluar këtu me skuadrën.
Për ndeshjen e nesërme ndaj Lituanisë do të mungojë 100%, e do të mungojë edhe ndaj Suedisë, kurse ka pak gjasa që të kthehet në ndeshjen e tretë ndaj Spanjës, por nuk kam shumë shpresa që ai do të luajë në ndeshjet e këtij muaji. Mirëpo, do ta shohim progresin e tij në ndërkohë.” - u shpreh Challandes sa i përket lëndimit të kapitenit të Kosovës.
Kosova fillimisht nesër e luan miqësoren ndaj Lituanisë, e më pas fillon fazën kualifikuese drejt Botërorit të Katarit me ndeshjet ndaj Suedisë e Spanjës.