ARMEND DALLKU

Dallku: Me pak fat, shkojmë në finale
17 March, 2021 @16:33
Me fitoren me rezultat minimal sot ndaj Drenicës, skuadra e Dukagjinit arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, pas ndeshjes tha se skuadra e tij fitoi me meritë, pasi që ishte më kërkues dhe rrezikoi më shumë.
“Së pari dua t’i uroj të gjithë futbollistët e mi, qytetin e Klinës dhe sportdashësit për kualifikimin me meritë, pasi kundërshtari thuajse nuk na rrezikoi në asnjë moment neve. Mendoj që kishim më tepër nga loja, rrezikuam më tepër. Në pjesën e parë ishim mjaft të kujdesshëm, pasi që e dinim se kundërshtari ka lojtarë mjaft të shpejtë në vijën e parë të sulmit. Ato për të cilat ishim marrë vesh fillimisht, kushtimisht 95% na doli sot, sepse i dinim pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit. Kualifikimi ishte mjaft i rëndësishëm për neve dhe mjaft i merituar”, tha Dallku.
Më tej, ai tha se ekipi i tij mund të arrijë edhe finalen në Kupë nëse do të ketë pak fat në short, derisa shtoi se primare do të mbetet inkuadrimi në Superligë.
“Synimi ynë primar është inkuadrimi në Superligë, këtë gjë nuk e kemi fshehur që nga dita e parë kur kemi ardhur këtu. Ndërsa në Kupë kemi thënë që do ta bëjmë hyzmetin në cdo ndeshje, ashtu sic ja bëmë hyzmetin sot. Do të tentojmë të kapim edhe finalen, pse jo. Tash varet edhe nga shorti kjo punë, nëse në short kemi fat, besoj që do të shkojmë deri në finale. Mirëpo primare për ne do të mbetet Superliga”.
Skuadra e Dukagjinit aktualisht gjendet në pozitën e dytë në grupin A të Ligës së Parë dhe është ndër favoritët kryesorë për inkuadrim në Superligë.