EURO2020

Foto: EURO2020
Danimarkë - Finlandë, UEFA publikon vendimin për ndeshjen
12 June, 2021 @19:40
Në ora 19:45, UEFA e ka publikuar vendimin e ndeshjes së ndërprerë Danimarkë - Finlandë.
UEFA ka vendosur që kjo ndeshje të vazhdojë sonte në ora 20:30.
E gjithë kjo është bërë pas konsultimeve me të dyja kombëtaret dhe stafin e tyre. Derisa për Christian Eriksenin, që ishte pa ndjenja, është raportuar të jetë në gjendje stabile dhe tash po vazhdon të merr trajtime shtesë për të kuptuar saktësinë e kolapsit.
Ndeshja do të vazhdojë nga minuta e 40, kur u ndërpre, pas kolapsimit të Eriksenit. Në anën tjetër, të gjithë futbollistët e Danimarkës kanë kërkuar konfirmim për gjendjen shëndetësore të shokut të skuadrës, para se të marrin vendimin për lojë.