DARDANA - KEK-u

Dardana edhe një shkuplakë për KEK-un
10 March, 2021 @16:34
Skuadra nga Kamenica, Dardana, ia dha një tjetër “shuplakë” skuadrës së KEK-ut, e cila është në luftë për mbijetesë në Ligën e Parë.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, përfundoi me rezultat minimal 1-0, në të mirë të Dardanës.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga sulmuesi afrikan, Noumoufa Diarra.
Dardana me këtë fitore është konsoliduar në mesin e tabelës në grupin B të Ligës së Parë, kurse KEK-u edhe më tej mbetet i ngujuar në fund të tabelës.