KAMENICË
Dardana nuk dorëzohet, ushtron kallëzim penal
24 August, 2021 @21:35
Drejtuesit e Dardanës kanë marrë seriozisht çështjen e fuzionimit me Vushtrrinë, që e quajnë mashtrim, dhe lëndën e kanë dorëzuar në Departament për krime të rënda pranë Prokurorisë themelore në Gjilan.
Mëposhtë, mund të shihni njoftimin e plotë të KF Dardana.
NJOFTIM:
Sot, e kemi dorëzuar një kallëzim penal në Departamentin për Krime të Rënda pran Prokurorise Themelore në Gjilan, me të cilin kemi kërkuar që të filloj një proces hetimor në lidhje me marrëveshjen për fuziomimin e klubeve.
Pasi e kemi dorëzuar kallëzimin penal, kemi kërkuar nga Departamenti për Regjistrim dhe Nderlidhjes së OJQ-ve, të mos ndermarrë asnjë veprim në kuptim të ndryshimeve, transformimit apo shuarjes se klubit “KF.DARDANA”
Të njejtën kërkes e kemi dorëzuar edhe në Agjensionin për Regjistrimin e Bizneseve në Prishtinë .
Ditën e nesërme ,një kërkese të ngjashme do ta dorezojme edhe në adrese të “ KF VUSHTRRIA “, me të cilen do të kërkojme që të mos ndermarre asnje veprim sipas marrëveshjes për fuzionim, në të kunderten do të nisim nje proces penal edhe ndaj saj.
Ndersa nga Federata e Futbollit të Kosovës do të kërkojme qe te mos i njohe dispozitat e marrëveshjes për FUZIONIM , e cila është marreveshje e kunderligjshme dhe e bazuar në dokumente të falsifikuara .
Për informata të tjera do ju njoftojm ditëve në vijim .