LIGA e DYTË

Dardania triumfon ndaj Lepencit
6 March, 2022 @20:27
Dy skuadrat nga mesi i tabelës në Ligën e Dytë, Dardania dhe Lepenci, sot u përballën në Brestovik.
Ndeshja përfundoi me rezultat 3-1 për skuadrën Dardania.
Dardania kaloi në epërsi në minutën e 26’ me Arbijon Nikqin, derisa në minutën e 52’ e barazoi rezultatin Lepenci.
Dy minuta më vonë Dardania kaloi në epërsi me Kastriot Panxhën (54’), derisa Panxha shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij në minutën e 79’.
Dardania me 28 pikë gjendet në pozitën e gjashtë, kurse Lepenci me një pikë më shumë në pozitën e pestë.