GJILANI
Dautaj i kthehet përsëri te skuadra e Gjilanit
26 June, 2019 @12:44
Futbollisti i deritashëm i Ferizajit, Qëndrim Dautaj, është rikthyer përsëri skuadrës së Gjilanit.
Dautaj, stinorin e kaluar ishte njëri ndër lojtarët më të mirë të Ferizajit, derisa në stinorin 2019/20, do ta bartë fanellën e Gjilanit.
Qëndrimi gjatë edicionit të kaluar luajti me 6 gola dhe i bëri 4 asistime me skuadrën e Ferizajit. Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur në skuadra si Besa, Flamurtari, Llapi, Ferizaji dhe Gjilani.
Skuadra e Gjilanit, deri më tani ka shtuar në skuadër lojtarët: Erlis Frashëri, Jackson Ferreira, Shkëlzen Ruçi, Muhamed Usein, Oltion Rapa dhe Bedri Greca, derisa ka vazhduar kontratat me Ylber Kastratin dhe Kenan Haxhihamzën.