PRISHTINA-ONIX
Debuton Fetahaj, Prishtina fiton me Khalidin
15 June, 2017 @19:24
Në stadiumin e Vëllaznimit në Gjakovë, Prishtina ka mposhtur në ndeshje miqësore anëtarin e ri të Ligës së parë, Onix nga Banja e Pejës.
Ishte kjo ndeshja e parë e bardhekaltërve në fazën përgatitore.
Realizues i dy golave ishte Basit Abdul Khalid - 26’ shënoi me të djathtën, e 42-të me të majtën dhe ishte njëri prej golave më të bukur të tij.
Për Prishtinës sot ka debutuar edhe përforcimi i ardhur nga Liria e Prizrenit, Liridon Fetahaj, që luajti tërë pjesën e dytë për skuadrën bardhekaltër.
FORMACIONET:
Prishtina (4-3-3): Alban Muqiqi - Lorik Maxhuni (Genc Hamiti - 46’), Armend Dallku, Liridon Leci, Mërgim Neziri (Lorik Maxhuni - 66’) - Debatik Curri (Ergyn Ahmeti - 46’), Lorik Boshnjaku (Kastriot Selmani - 46’), Mergim Pefqeli (Blend Baftiu - 46’) - Shend Kelmendi (Liridon Fetahaj - 46’), Gauthier Mankenda (Arbër Hoxha - 46’), Basit Abdul Khalid (Gentrit Begolli - 46’). Kryetrajner: Arsim Thaqi. | |||
Onix: Valmir Hajrizaj - Arianit Gërvalla, Adnan Maxhari, Arian Metaj, Ragip Mazrekaj , Jusuf Shabotiq, Alban Dreshaj, Enis Miranaj, Qerim Gashi, Gjanin Bajramaj, Arlind Shoshi. Në pjesën e dytë luajtën edhe futbollistë tjerë. Kryetrajner: Gani Metaj. |