VICTOR LINDELOF
Lindelof flet për herë të parë si lojtar i United
nga: manutd.com
15 June, 2017 @16:10
Mbrojtësi 22 vjeçar nga Suedia, që erdhi nga Benfica në Manchester United, i njohur me nofkën “njeriu i akullt” ose “Iceman” për herë të parë ka folur për MUTV duke treguar mënyrën si arriti, çka pret dhe bisedën me Jose Mourinhon. Fjala për Victor Lindelofin.
“Ju falemnderit. Ndjehem shumë mirë. Jam shumë, shumë i lumtur që jam pjesë e një klubi kaq të madh,” ka thënë fillimisht Victor Lindelof.
Jeni i kënaqur që Mourinho ju kërkoi dhe ishte i përcaktuar për ju?
“Natyrisht, është shumë ndjenjë e mirë kur një trajner ju kërkon në këtë mënyrë.”
Keni biseduar me te?
“Po. Një bisedë e mirë. E rëndësishme për mua të dëgjojë nga ai çfarë kërkon.”
Keni biseduar me Zlatan Ibrahimovicin për Unitedin?
“Jo. Ende jo.”
Ju jeni përshkruar si mbrojtës që mund të luani në disa pozita, por edhe në mesfushë si shkatërrues?
“Pozita ime është mbrojtës qendror, por si e thatë edhe ju, kam luajtur si mbrojtës i djathtë, ndërsa e kam nisur karrierën si mesfushor. Më së miri ndihem si mbrojtës qendror, nëse më duhet të përcaktohem.”
Ju ekzekutoni edhe gjuajtjet e lira?
“Jam i mirë në to. Nuk e di nëse do ta bëj edhe te United. Por, nëse më ipet rasti, do ta bëj,” ka thënë ndër të tjera ai.