PËRPARIM OSMANI dhe DIAR MIFTARAJ
Prishtina merr Osmanin dhe Miftarajn nga Besa
15 June, 2017 @16:31
Dy futbollistët e dalluar të Besës së Pejës, Përparim Osmani dhe Diar Miftaraj, prej tash janë pjesë e Prishtinës.
Njoftimin e ka bërë të ditur klubi bardhekaltër nga kryeqyteti pak më parë, ndërsa më pas do të plasojë edhe intervistat e para të tyre si lojtarë të ri të ekipit nënkampion të Kosovës.
Osmani dhe Miftaraj janë përforcimet e radhës për Prishtinës, pasi që ditë më parë ata siguruan edhe sulmuesin e dalluar të Lirisë, Liridon Fetahaj, me të cilin nënshkruan kontratë 3 vjeçare.