DRENICA - FLAMURTARI
Denis Peposhi për fitoren e Drenicës
14 April, 2018 @16:55
Me dy gola të Denis Peposhit, skuadra e Drenicës ka arritur të arkëtojë 3 pikë mjaft të rëndësishme në takimin e zhvilluar sot ndaj Flamurtarit në Skenderaj.
Vendasit, që po tentojnë ta sigurojnë mbetjen në elitë pa pasur nevojë të luajnë në barazh, përveç golave të shënuara rrezikuan edhe përmes Genc Hamitit e Shkëlzen Lushtakut në dy raste tjera, kurse për vendasit për t’u veçuar është rasti i futbollistit Mendes në minutën e 12’ të ndeshjes.
Kjo fitore e mban Drenicën jashtë zonës së rrezikshme, derisa Flamurtari mbetet akoma i parafundit në tabelë.