GJILANI-FERONIKELI
Starova vazhdon me barazime
13 April, 2018 @17:08
Barazimi i tretë me radhë i Sulejman Starovës prej se u emërua trajner i Feronikelit dhe i katërti me radhë i ekipit nga Drenasi.
Gjilani dhe Feronikeli në përballjen e parë të xhiros së XXVII luajtën pa gola, 0-0, ndërsa dy raste që ia vlen të përmenden ishin të mysafirëve, që tentuan përmes Mark Milicajt.
Te Gjilani, ku debutoi trajneri Alban Hyseni, kah fundi i ndeshjes një rast të mirë e pati Armend Thaqi, por pa sukses.
Pas barazimit të sotëm, Gjilani ka 40, ndërsa Feronikeli 41 pikë. Xhiron që vjen, Gjilani përsëri është vendas dhe pret kampionen aktuale, Trepça’89, ndërsa Feronikeli pret Lirinë.