TRAJNERI I RI
Gjilani emëron trajnerin e ri
12 April, 2018 @15:31
Pas largimit të Arbnor Morinës nga posti i trajnerit të klubit, kryesia e klubit kuqebardhë nga Anamorava ka marrë vendim që në vend të tij të emërojë ndihmësin e deritashëm, Alban Hyseni.
Hyseni, që ka qenë mbrojtës i dikurshëm i ekipit të Gjilanit, ka punuar në vitet e fundit me Morinën si ndihmës, ndërsa ekipi ka bërë të ditur se ai prej nesër do t’ia nis zyrtarisht detyrës së tij të re, ku edhe do të debutojë si kryetrajner i ekipit në përballje ndaj Feronikelit.