TË PAMPOSHTURIT NË VEND
Liria, Drita e Gjilani - një të përbashkët
11 April, 2018 @14:03
Tre skuadra të Superligës me një të përbashkët, që i bën ata të pamposhtur në ndeshje si vendas.
Liria, Drita dhe Gjilani - pas 26 xhirove në total dhe 13 sosh të zhvilluara në terren të vetë, mbeten skuadrat e vetme të Superligës që nuk janë mposhtur këtë stinor si vendas - së paku deri tash.
Liria në Përparim Thaqi ka bilanc prej 9 fitoreve dhe 4 barazimeve, që e bën atë ekipin më të suksesshëm në Superligës si vendas me 31 pikë të fituara.
Drita është e dyta në pikët e tubuara si vendas, ku ka tubuar 29 pikë, me 8 fitore e 5 barazime deri tash.
E Gjilani ka 7 fitore e 6 barazime në Stadiumin e Qytetit të Gjilanit, derisa ka marrë 27 pikë si vendas nga 13 ndeshje të zhvilluara deri tash.
Të gjitha skuadrat tjera të Superligës, kanë së paku një humbje në duelet e zhvilluara si vendas këtë stinor.
Në xhiron e radhës, Liria, Drita e Gjilani luajnë si vendas ndaj, Llapit, Vllaznisë dhe Feronikelit, përkatësisht.