TE GJILANI
Dorëhiqet Arbnor Morina
10 April, 2018 @22:51
Gjilani aktualisht ka mbetur pa trajner. Kjo, pasi që Arbnor Morina, trajner i deritashëm i ekipit ka dhënë dorëheqje për shkak të situatës së krijuar në klub.
“Për shkak të situatës së krijuar në klub, duke dashur që klubi të ruajë stabilitetin dhe harmoninë, që e kemi krijuar me shumë mund e punë, nga sot jam dorëhequr nga posti i trajnerit të skuadrës,” ka bërë të ditur Morina përmes një njoftimi në llogarinë e tij personale në Facebook.
Duke falenderuar bashkëpunëtorët, Morina ka theksuar se është i bindur që Gjilani është në rrugë të duhur për t’u bërë klub i madh.
Morina, ka qenë trajneri më jetëgjatë në vitet e fundit te një ekip kosovar. Ai është emëruar trajner i Gjilanit në xhiron e XXVII të stinorit 2015/16 dhe ka vazhduar deri sot, që kap xhiron e XXVI të stinorit 2017/18.