1/4: REAL - JUVENTUS
Juventusi ‘dridh’ Bernabeun, Ronaldo mbyll ndeshjen
11 April, 2018 @22:47
Në një nga ndeshjet më të bukura të viteve të fundit në Champions League, Reali me shumë mund ka arritur ta sigurojë kalimin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Përkundër humbjes 0-3 në shtëpi, Juventusi sonte zhvilloi një paraqitje të mrekullueshme, duke krijuar epërsi 0-3, rezultat i cili do ta dërgonte ndeshjen në vazhdime. Dhe kur të gjithë menduam se ndeshja do të shkonte në vazhdime, Michael Oliver, gjyqtari kryesor i ndeshjes, akordoi penallti për madrilenët në minutat shtesë të ndeshjes pas një rrëzimi të Vasquez në zonën e rrezikshme të italianëve. Ky vendim i gjyqtarit solli tensione të mëdha në fushë, gjë që rezultoi me përjashtimin e portierit Buffon për shkak të ankesave ndaj gjyqtarit, ndërsa diskutimet vazhduan edhe pas ndeshjes, pasi që përsëritjet televizive lënë shumë pikëpyetje në lidhje me faktin se a ishte vendimi i gjyqtarit i drejtë apo jo.
Gjithsesi, nga pika e bardhë u tregua i saktë Cristiano Ronaldo, për ta dërguar kështu skuadrën e tij në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Pas Liverpoolit, Romës e Bayernit, Reali bëhet gjysmëfinalisti i katërt i Champions Leagues sivjet.