PREJ STINORIT TË ARDHSHËM
Niko Kovac trajner i ri i Bayernit
13 April, 2018 @11:56
Mediat gjermane mbrëmë kanë zbuluar emrin e trajnerit të ri të Bayern Munchenit. Ekipi bavarez që ka sjellë në mes të stinorit legjendën Juup Heynckes duke e kthyer nga pensionimi, stinorin që vjen trajner do ta ketë kroatin Niko Kovac.
Njoftimin e ka zbuluar Bild, ndërsa është bërë e ditur se Bayerni do t’i paguajë Eintrachtit të Frankfurtit, 2.2 milionë euro dëmshpërblim, për prishje të kontratës së Kovacit me ekipin e tij aktual.
Përndryshe, Bayern është këndellur krejtësisht nën drejtimin e Heynckesit, duke fituar titullin kampion pas startit jo të pritur të stinorit dhe aktualisht llogaritet edhe njëri ndër favoritët kryesorë pas Real Madridit për triumf në Ligë të Kampionëve.