DËNIME E SUSPENDIME
Dënohen: Liria, Llapi e Prishtina
25 October, 2016 @13:17
Komisioni Disciplinor (KD) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në Vendimin e publikuar sot ka bërë të ditur se Liria, Llapi e Prishtina janë dënuar për shkak të lëshimeve në organizim të ndeshjes në xhiron e shkuar dhe atë si mëposhtë:
KF Liria - dënohet me 800 euro për shkak të lëshimeve në organizim të ndeshjes Liria-Gjilani, sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes, hudhjes së gjësendeve në fushë dhe në drejtim të bankës mysafire.
KF Llapi - dënohet me zhvillimin e një ndeshjeje pa praninë e publikut në terren të vetë për shkak të ndërprerjes së ndeshjes Llapi-Ferronikeli sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes, goditjes së asistentit të parë me objekt të fortë nga një spektator dhe çon te ndërprerja.
KF Prishtina - dënohet me 800 euro për shkak të lëshimeve në organizim të ndeshjes Prishtina-Trepça’89, sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes, fyerje, sharje në kor drejt asistentit të dytë të ndeshjes, hedhja e flakadanëve, shisheve e guralecëve në fushë dhe jashtë saj prej nga goditet në kokë asisteni i cekur.
Palët e pakënaqura nga Vendimet e pranuara mund të ankohen në Komisionin për Aneksa të shkallës së dytë në afat prej 8 ditësh, ka bërë të ditur në fund KD i FFK-së.