Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILAN

Derbi i të rikthyerve, Gjilanit

BOROZANI/Arkiv

Derbi i të rikthyerve, Gjilanit


30 August, 2015 @18:38

Në derbin e skuadrave të rikthyera në Superligë, Gjilani është treguar shumë më e fortë se Liria sot në Gjilan. 

Përmes golave të përforcimit Isa Eminhaziri, Gjilani ka avancuar 2-0 ndërsa më vonë edhe zëvendësuesi Gëzim Rusi (asist Eminhaziri) ka ngritur epërsinë për fund të rehatshëm. 

Për Lirinë, vlen të përmenden dy raste përmes sulmuesit të tyre, Liridon Fetahaj, që njëherë ka qëlluar edhe shtyllën e rivalit, por më kot, goli nuk erdhi.

Më pas, Liria ka realizuar përmes përforcimit Florim Berbatovcit, i cili ka realizuar pas një gabimi të mbrojtjes gjilanase. 

Në fund, Gjilani ka ruajtur serinë e fitoreve me 2, derisa Liria edhe pas 2 xhirove nuk ka parë fitoren në Superligë. 

SHIKO TABELËN AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga