SAN PAOLO
Dëshpërim napolitan
24 February, 2014 @22:49
Skuadra e Rafa Benitezit që udhëtonte drejt fitores së radhës në Serie A, është ndalur pesë minuta para përfundimit të takimit kur ka shënuar ish sulmuesi i tyre, Emanuele Calaio për Genoan.
Calaio ka dalë të jetë fatal për ish ekipin e tij derisa me golin e shënuar ia ka mohuar trepikëshin napolitanëve të entuziazmuar pas avancimit të hershëm.
Ka qenë argjentinasi Gonzalo Higuain që me golin e tij të 13-të në Serie A, i ka dhënë avantazhin napolitanëve, por kjo ka qenë e tëra nga vendasit sa i përket golave në këtë ndeshje.
Tash Napoli ka mbetur 6 pikë larg Romës që është e dyta, derisa ka edhe një lojë mangu. Mitrovicasi Valon Behrami ka qenë që nga minuta e parë në lojë për të kaltërit, derisa Blerim Dzemaili nuk është paraqitur fare në lojë në barazimin e skuadrës së tij.