ALBERT BUNJAKI
Dhanë maksimumin, fitorja do të vjen
5 September, 2017 @23:28
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, në konferencën për shtyp pas humbjes nga Finlanda ka thënë se futbollistët e Kosovës dhanë maksimumin e tyre në këtë ndeshje, por ishte e vështirë të këndellet pas lojës së zorshme ndaj Kroacisë.
“Ne e dëshiruam shumë fitoren. E dinim se do të jetë vështirë pas ndeshjes ndaj Kroacisë, por përsëri e kërkuam fitoren,” ka thënë Bunjaki fillimisht.
“Lojtarët dhanë maksimumin, kemi ende ndeshje. Do të mobilizohemi ndaj Ukrainës dhe Islandës, fitorja do të vjen,” ka shtuar ai.
Derisa për lojën e 15 minutave të fundit ka qenë i qartë.
“Po. Ka qenë plani ynë të luajmë me topa të gjatë në minutat e fundit të ndeshjes, për të gjetur Nuhiun,” ka shtuar ai.
Kosova pas 8 ndeshjeve kualifikuese në Grupin I për Rusia 2018, ka marrë një pikë të vetme dhe ka regjistruar 7 humbje.