MAQEDONIA-SHQIPËRIA
Penalltia mohon fitoren e Shqipërisë
5 September, 2017 @22:48
Përfaqësuesja e Maqedonisë ka arritur që përmes një penalltie 12 minuta para fundit të ndeshjes të shpëtojë nga humbja. Ka qenë Aleksandar Trajkovski zëvendësues që realizoi penalltinë e maqedonasve për barazimin përfundimtar, 1-1.
Shqipëria kishte kaluar në epërsi që në fillim të pjesës së dytë, kur Odise Roshi i dha avantazhin dhe ndezi lojën e kuqezinjëve por edhe tribunat, ku kishte mijëra përkrahës.
Pjesa e parë ishte shumë e qetë dhe golat nuk erdhën, ndërsa në pjesë të dytë gjatë epërsisë 0-1 të kuqezinjëve, Armando Sadiku nuk arriti të shënojë në një rast të mirë.
Në fund, Shqipëria mbetet pa e mposhtur Maqedoninë si mysafire edhe pas 5 ndeshjeve në të gjitha garat atje, kurse sa i përket kualifikueseve për “Rusia 2018” ka përforcuar vendin e tretë, pas Spanjës lidere dhe Italisë ndjekëse.