GRUPI I
Fitorja e Turqisë ndaj Kroacisë, e bën të paqartë grupin
5 September, 2017 @23:18
Grupi I kualifikues për Botërorin “Rusia 2018” ku bën pjesë edhe Kosova, është përzier edhe më shumë sa i përket ekipeve që synojnë kualifikimin, pas fitores së Turqisë ndaj Kroacisë sonte në Eskishehir, 1-0.
Ka qenë Cenk Tosun që i ka dhënë fitoren Turqisë me golin e tij të shënuar 15 minuta para fundit të takimit, ndërsa Kroacia është mposhtur për herë të dytë në grup.
Duelet e fundit të ekipeve që synojnë botërorin nga ky grup janë këto: Kroacia-Finlanda, Kosova-Ukraina, Turqia-Islanda më 6 tetor, ndërsa Finlanda-Turqia, Islanda-Kosova dhe Ukraina-Kroacia më 9 tetor.
Skuadra që merr vendin e parë në grup siguron biletën për Rusi, ndërsa e dyta, luan ndeshje barazhi.