MITROVICË
Digjet “Riza Lushta”
3 January, 2015 @15:53
Strofulla e Trepçës’89, stadiumi Riza Lushta, është parë në flakë në paraditen e sotme në Mitrovicë. Stadiumit i ka rënë çatia nga zjarri, derisa pas intervenimit të zjarrëfikësve zjarri është lokalizuar.
Në një prononcim për Koha.net, zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se janë duke hetuar arysen e ardhjes së zjarrit, ku njëra dyshohet të jetë faktori njeri, derisa tjetra është energjia elektrike.
“Njehsori i energjisë elektrike ka qenë i vendosur në kabinën VIP, ku edhe ka shpërthyer zjarri,” ka cituar një polic anonim Koha.net.
Ndërsa sekretari i Trepçës’89, Selë Morina, ka thënë se disa herë i kanë raportuar policisë se aty rrinin disa konsumues droge, që herë pas here ndeznin zjarrë për tu ngrohur.
Në vijim pritet të bëhet e ditur se sa është vlera e dëmit të shkaktuar dhe se cila është arsyeja e ardhjes së zjarrit.