GERRARD
Gerrard zbulon adresën e re
3 January, 2015 @13:25
Steven Gerrard karrierën e tij do ta vazhdojë në SHBA, përkatësisht në ligën MLS.
Kështu ka konfirmuar vetë futbollisti në një intervistë dhënë në faqen zyrtare të Liverpoolit.
Liverpooli kishte ofruar kontratë të re për Gerrardin në muajin nëntor, mirëpo futbollisti i cili në maj do t’i mbush të 35-tat, e refuzoi këtë ofertë duke shtuar se ky ishte vendimi më i vështirë në jetë.