KAMPIONI
Lampard zgjodhi çështjen
1 January, 2015 @17:59
Frank Lampard, përsëri ka nxjerrë faqebardhë kampionin e Anglisë, Manchester City.
Mesfushori që u lirua nga Chelsea në fillim të stinorit ka hyrë në ndeshje si zëvendësues për të shënuar pas vetëm tre minutave në fushë dhe për të zgjedhur dilemën e fituesit të ndeshjes, në takimin Manchester City - Sunderland.
Edhe pse City kishte avancuar me dy gola epërsi në 20 minutëshin e parë të pjesës së dytë, Sunderland barazoi për tre minuta, për të sjellë dramë në Etihad.
Sidoqoftë, Lampard edhe njëherë bëri atë që e bëjnë lojtarët e mëdhenjë, derisa City, që sot kishte në dispozicion vetëm një sulmues klasik, Stevan Jovetic, aktualisht është barazuar në krye të tabelës me Chelsean lider.