ALAN PARDEW
Drejt largimit!
30 December, 2014 @14:54
Vetëm disa ditë pasi që Crystal Palace largoi trajnerin Neil Warnock nga detyra, ata kanë kërkuar nga Newcastle United që të bisedojnë me trajnerin Alan Pardew.
Pardew, që është trajneri i dytë në Premier League pas Arsene Wengerit me qëndrim për kohë më të gjatë në një ekip aktualisht, tashmë po bisedon me drejtuesit e ekipit që po kërcënohet me rënie nga elita.
Newcastle ka pranuar që trajneri i saj të bisedojë me Crystal Palace-in dhe gjithçka pritet të qartësohet në ditët në vijim nëse Pardew do ta lë ekipin e laraskave për të kaluar në një luftë tjetër, me Crystal Palace-in.
Newcastle United veçse ka nisur kërkimin për trajner të ri, derisa Pardew pritet të zyrtarizohet si trajner i ri i Crystal Palace-it në ditët në vijim, shkruan sot Eurosport.