ANFIELD ROAD
Zhgënjim i radhës
1 January, 2015 @18:26
Skuadra e renditur në fund të tabelës së Premier League, Leicester City, ka luftuar deri në fund të ndeshjes për të nxjerrë një pikë të rëndësishme për mbijetesë.
Edhe pse Liverpool kishte marrë epërsinë prej 2-0 me anë të dy golave nga penalltia për Steven Gerrard gjatë 45 minutave të para, Leicester City është këndellur në pjesë të dytë për të shënuar dy herë për barazim dhe për të nxjerrë pikën e madhe në Anfield.
Ky ka qenë barazimi i radhës për Liverpoolin, pas dy fitoreve në dy xhirot e fundit, derisa Leicester City duket të jetë këndellur në dy xhirot e fundit, derisa ka mbledhur 4 pikë në dy ndeshje.