Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUEDIA - KOSOVA

Disfatë në Suedi, e katërta në gjashtë në ndeshje

Foto: Svenskfotboll

Disfatë në Suedi, e katërta në gjashtë në ndeshje


9 October, 2021 @19:55

Në një atmosferë shumë të mirë sportive në Stokholm, ku të pranishëm ishin edhe mijëra përkrahës të Kosovës, Kosova u mposht me rezultat 3-0 nga Suedia. Takimi ishte i vlefshëm për fazën grupore kualifikuese drejt Botërorit të Katarit. Me të njëjtin rezultat Suedia na kishte mposhtur edhe në Prishtinë në muajin mars.

Sweden vs Kosovo

Ndonëse kontrolli i ndeshjes ishte te Suedia, që me treshen kualitative Forsberg - Kulusevski- Isak tentonte ta gjente golin, rastin e parë serioz për shënim në ndeshje e pati Kosova. Pas një topi të ardhur nga Milot Rashica prej krahut të djathtë, Elbasan Rashani rrezikoi (17’) me një gjuajtje, e cila përfundoi shumë pranë portës.

E goli suedez erdhi në minutën e 29’ përmes një penalltie tejet të diskutueshme. Me ndihmën e VAR-it, gjyqtari italian Marco Di Bello çuditërisht akordoi penallti për suedezët, nga e cila i saktë u tregua Emil Forsberg.

Pas golit të pësuar, Kosova dalëngadalë filloi të rritej në lojë, por porta suedeze mbeti e paprekur dhe pjesa e parë u mbyll 1-0.

TABELAT E GRUPEVE

Pjesa e dytë për Kosovën filloi mjaft mirë. Përfaqësuesja dardane rrezikonte kryesisht me topa të ardhur nga krahu i djathtë. Ndër të tjera raste të Kosovës, në minutën e 57’ Vedat Muriqit iu anulua një gol për shkak të pozitës jashtë loje.

Sweden vs Kosovo

Në momentet më të mira të Kosovës, Suedia e gjeti golin e saj të dytë. Brilianca individuale e Alexander Isak bëri që epërsia suedeze të dyfishohej. Ky i fundit shënoi një gol tejet të bukur me të djathtën në minutën e 62’ të takimit, gol që praktikisht e mbylli ndeshjen.

Sweden vs Kosovo

Më vonë gjatë ndeshjes, Suedia shënoi edhe një herë. Ishte futbollisti Quaison ai që shënoi për 3-0 (79’), pak minuta pas inkuadrimit në lojë, gol që doli të ishte i fundit i ndeshjes.

Për herë të parë me fanellën e Kosovës sonte luajtën Astrit Selmani e David Domgjoni, të inkuadruar në lojë në pjesën e dytë në vend të Zymer Bytyqit, respektivisht Mërgim Vojvodës.

Sweden vs Kosovo

Për Kosovën kjo ishte humbja e katërt në gjashtë ndeshjet e zhvilluara deri më tash në Grupin B kualifikues.

Ndeshjen e ardhshme në grup Kosova e luan të martën (12 tetor) ndaj Gjeorgjisë në “Fadil Vokrri”. Në atë ndeshje te Kosova do të mungojë Florent Hadërgjonaj për shkak të kartonit të verdhë që e mori sonte.

Sweden vs Kosovo

Sweden vs Kosovo


SUEDIA - KOSOVA

Suedia - Kosova, 11-shet startuese

Kualifikimet për Botëror/Kosova

Suedia - Kosova, 11-shet startuese

09/10/21 @ 16:08

VËLLAZNIMI - LLAPI

Llapi i Superligës, s’arrin ta mposht Vëllaznimin e Ligës së Parë

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Llapi i Superligës, s’arrin ta mposht Vëllaznimin e Ligës së Parë

09/10/21 @ 15:08

FORMACIONET STARTUESE

Gjeorgjia U19 - Kosova U19, 11-shet startuese

Kosova

Gjeorgjia U19 - Kosova U19, 11-shet startuese

09/10/21 @ 14:49

KOSOVA U17

Kosova U17 mposhtet minimalisht nga Sllovenia U17

Kosova/International

Kosova U17 mposhtet minimalisht nga Sllovenia U17

09/10/21 @ 12:55

11-SHET

Formacioni zyrtar i Kosovës U17 kundër Sllovenisë

Kosova

Formacioni zyrtar i Kosovës U17 kundër Sllovenisë

09/10/21 @ 10:44

BILETAT PËR NDESHJEN KOSOVA-GJEORGJIA

Pikat e shitjes së biletave për Kosova-Gjeorgjia

Kualifikimet për Botëror/Kosova

Pikat e shitjes së biletave për Kosova-Gjeorgjia

08/10/21 @ 23:36

KAMPIONI BOTËROR I RADHËS

FIFA prezanton logon dhe kampanjën për Botërorin 2026

Botërori/Kualifikimet për Botëror

FIFA prezanton logon dhe kampanjën për Botërorin 2026

18/05/23 @ 16:11

MERR DETYRË TË RE

Jürgen Klinsmann emërohet përzgjedhës i Koresë së Jugut

Kualifikimet për Botëror/International/Transfere

Jürgen Klinsmann emërohet përzgjedhës i Koresë së Jugut

27/02/23 @ 10:48

LIGA E KOMBEVE: ISLANDA - IZRAELI

Fat për Shqipërinë, gjithçka në dorë të kuqezinjëve për kualifikim

Kualifikimet për Botëror/Liga e Kombeve/Shqipëria

Fat për Shqipërinë, gjithçka në dorë të kuqezinjëve për kualifikim

13/06/22 @ 23:23

QATAR 2022

Rikthehet Ukraina! Caktohet data për PlayOffin e fundit drejt Katarit’22

Botërori/Kualifikimet për Botëror

Rikthehet Ukraina! Caktohet data për PlayOffin e fundit drejt Katarit’22

15/04/22 @ 14:36

NIGERIA

Pas eliminimit, dorëhiqet përzgjedhësi

Botërori/Kualifikimet për Botëror/International

Pas eliminimit, dorëhiqet përzgjedhësi

31/03/22 @ 21:57

QATAR 2022

Shorti për “Katar 2022”, datat, ndarja në vazo, orari

Botërori/Kualifikimet për Botëror

Shorti për “Katar 2022”, datat, ndarja në vazo, orari

31/03/22 @ 11:29

KOSOVA

Alain Giresse publikon listën për miqësoret e marsit

Kualifikimet për Botëror/Kualifikimet për Evropian/Kosova

Alain Giresse publikon listën për miqësoret e marsit

18/03/22 @ 15:42

ZVICRA - KOSOVA

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Zvicra - Kosova

Kualifikimet për Botëror/Kualifikimet për Evropian/Kosova

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Zvicra - Kosova

11/03/22 @ 10:39

KOSOVA

Alain Giresse viziton stadiumin “Fadil Vokrri”

Kualifikimet për Botëror/Kualifikimet për Evropian/Liga e Kombeve/Kosova

Alain Giresse viziton stadiumin “Fadil Vokrri”

23/02/22 @ 19:48

SHORTI

Shorti i Play Off-it drejt Botërorit

Kualifikimet për Botëror

Shorti i Play Off-it drejt Botërorit

26/11/21 @ 17:12


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror