VENDIMI I KG-së

Disiplinorja rehat pas xhiros së fundit
26 May, 2021 @8:07
Komisioni Disiplinor i FFK-së nuk do të ketë më punë. Pas xhiros së fundit të Superligës dhe mbylljes së kampionatit, pasi që Komisioni i Garave nuk ka iniciuar asnjë rast, të lartpërmendurit mund të fillojnë pushimet, rehat. Borozani.com
KG i Superligës dhe Ligës së Parë dje ka regjistruar ndeshjet me rezultatet e arritura në fushë, ndërsa si pjesë e këtij Vendimi pas shqyrtimit të materialeve në dispozicion, nuk ka gjetur prova për inicime te KD-ja.
Përndryshe, KG-ja me Abdyl Bellopojën kryetar, ka vazhduar këtë Vendim, që nëse ka palë të pakënaqur, mund të ankohet edhe në këtë Vendim, në afat prej 3 ditësh.