BUFFON
Do të vazhdojë
3 July, 2016 @0:17
Portieri legjendar i Italisë, Gianluigi Buffon, pas ndeshjes është pyetur nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e kombëtares italiane.
Përgjigjja e tij ka qenë e shkurtë dhe e qartë.
“Do të jem pjesë e Italisë në rrugëtimin për në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”,” ka thënë Buffon 38 vjeç.
Italia është në një grup me Shqipërinë në kualifikime për Rusia 2018.