Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - DRENICA

Dominim dhe fitore, Ramadani debuton me 3 pikë

Foto: prishtinafc.com

Dominim dhe fitore, Ramadani debuton me 3 pikë


19 September, 2020 @17:56

Në ndeshjen e parë nën drejtimin e Zekirija Ramadanit, Prishtina sot ka arritur të shënojë fitore ndaj Drenicës në “Fadil Vokrri”.

Takimi mes dy skuadrave të vetme që nuk kanë rënë nga Superliga në futbollin e pas-luftës në Kosovë u mbyll me rezultat 3-0 (Leotrim Bekteshi 32’, Endrit Krasniqi 47’, Oto John 74’) në të mirë të vendasve.

TABELA AKTUALE

I shërbyer nga Gledi Mici, Leotrim Bekteshi e hapi llogarinë e golave të shënuara te Prishtina sivjet, duke shënuar në minutën e 32’. Me të filluar pjesa e dytë, për 2-0 shënoi Endrit Krasniqi, i asistuar nga Oto John, për t’ia dhënë sigurinë kryeqytetasve në vazhdim të ndeshjes.

Me dominimin e Prishtinës që vazhdoi, erdhi edhe një tjetër gol. Rrjetën e gjeti edhe Oto John në minutën e 74’ dhe kështu ndeshja u mbyll me fitore 3-0 për vendasit.

Kujtojmë që Zekirija Ramadani, trajneri aktual i Prishtinës, këtë sezon për synim ka titullin e tij të tretë të Superligës. Madje nëse e arrin, do ta bënte atë me tri skuadra të ndryshme: Trepçën ‘89, Feroniklin dhe Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga