SUPERLIGA

BOROZANI
Drenica fiton derbin drenicak
28 September, 2013 @17:56
Derbi drenicak i Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Ferronikelit dhe Drenicës ka përfunduar me fitoren e Drenicës.
Në fakt, Ferronikeli kishte avantazh në ndeshje, duke udhëhequr në pjesën e parë 1-0.
Mirëpo, Drenica e udhëhequr nga trajneri Afrim Jashari ka arritur të rikthehet në lojë në pjesën e dytë kur ish sulmuesi i Ferronikelit, Qemal Elshani ka shënuar për të barazuar rezultatin, ndërsa Dukagjin Gashi më vonë shënoi për rezultatin përfundimtar prej 1-2 në të mirë të Drenicës.
Me këto tre pikë, Drenica ka dalë nga zona e rrezikshme e tabelës së Superligës, derisa Ferronikeli është futur aty.
Rezultatet dhe tabela aktuale.