DRENICA - BALLKANI
Drenica merr pikë të plota ndaj Ballkanit
28 September, 2018 @17:30
Drenica arriti ta mposhtë Ballkanin me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.
Fillimisht goli i parë i stinorit për Drenicën si vendas, erdhi nga autogoli i shënuar nga lojtari i Ballkanit Uran Shala në minutën e 25-të, ndërsa golin e dytë e shënoi Kreshnik Uka pas një kundërsulmi, ku mbeti ballë për ballë me portierin Armend Ruxhi.
Në minutën e 75-të, Jetmir Topalli arriti të shënonte me kokë për Ballkanin për ta ngushtuar epërsinë, por ndeshja përfundoi në favor të Drenicës me rezultat 2-1.
Drenica me këtë fitore u vendos në pozitën e katërt me 12 pikë të grumbulluara, por me një ndeshje më shumë se Prishtina, ndërsa Ballkani mbeti në kuotën e 8 pikëve.
11-shet startuese:
DRENICA: | Ymeri, Pasoma, Sykaj, Bejta, Lushtaku, Mustafa, Thaqi, Dajaku, Elshani, Mëziu, Uka. | ||
BALLKANI: | Ruxhi, Shala, Potoku, Kukaj, Berisha, Sejdiu, Baftiu, Hyseni, Krasniqi, Emini, Topalli. |