NGA DUELI TREPÇA-BASHKIMI
Suspendime për grindje, pas të kuqeve
27 September, 2018 @19:57
Dy futobllistë të përballjes Trepça-Bashkimi janë suspenduar bashkë për tetë ndeshje moslojë prej KD-së së FFK-së.
Rinor Karaça i Trepçës dhe Alban Tusuni i Bashkimit kanë marrë ndalesë prej katër ndeshjeve moslojë, secili.
Karaça ka marrë karton të kuq gjatë ndeshjes për ofendime drejt gjyqtarit Vigan Ibërdemaj dhe tentim-goditjes me kokë ndaj tij - 4 ndeshje moslojë sipas radhës.
Ndërsa Tusuni ka marrë karton të kuq gjatë ndeshjes për shkak të goditjes dhe ofendimit drejtuar lojtarit kundërshtar - 4 ndeshje moslojë sipas radhës.
Trepça në këtë ndeshje mposhti Bashkimin e Koretinit 2-1.