VUSHTRRI

Drenica nxjerr pikë nga kampioni
12 April, 2015 @15:53
Kosova e Vushtrrisë nuk ka arritur të çajë mbrojtjen e Drenicës sot në Ferki Aliu të Vushtrrisë.
Ekipi i Bekim Shotanit përkundër se ka tentuar në pjesën më të madhe të kohës për të shënuar, kuqezinjtë nga Drenica kanë dalë të tregohen të vëmendshëm në mbrojtje për të nxjerrë një pikë të rëndësishme si mysafir.
Derisa Kosova përfundon fazën e dytë të stinorit në mes të tabelës, në pozitën e gjashtë, Drenica e Tahir Lushtakut është e shtata aktualisht dhe ka regjistruar barazimin e dytë me radhë pa gola, pas atij ndaj Ferronikelit.