PODUJEVË

Foto: KF Llapi/ Facebook
Llapi barazon
11 April, 2015 @20:17
Njëra ndër tre skuadrat e Ligës së Parë që me çdo kusht po kërkon Superligën, Llapi, është befasuar sot në terren të vetë nga Ulpiana.
Ulpiana nga Lipjani ka arritur të nxjerrë një pikë të rëndësishme në luftë për mbijetesë nga ekipi që aktualisht mban vendin e dytë, Llapi i Podujevës.
Nxënësit e Tahir Batatinës kanë kërkuar gjatë gjithë ndeshjes golin, por në fund, u desht të dalin nga stadiumi me një pikë të fituar.