BAYERN

Lewandowski shkëlqen në fitoren e Bayernit
11 April, 2015 @17:32
Bayern Munchen ka vazhduar me formë të mirë në Bundesligë duke shënuar fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit.
Sulmuesi polak i bavarezëve, Robert Lewandowski ka shënuar një gol mjeshtëror për t’ia dhënë epërsinë ekipit të tij në pjesë të parë, derisa në pjesë të dytë ka shënuar edhe një gol me kokë për të hequr dilemat e fituesit e ndeshjes.
Në fund, Thomas Muller përcaktoi rezultatin përfundimtar të ndeshjes, derisa Bayern aktualisht ka 13 pikë më shumë se ndjekësi i parë, Wolfsburg.
Eintracht Frankfurt në anën tjetër, kaloi edhe xhiron e tretë me radhë pa fitore në elitën gjermane të futbollit, derisa aktualisht është në mes të tabelës.
All Goals | Bayern Munich 3-0 Eintracht… by EuropeanLeagueLiveGoal