ENNIO TARDINI

Shpirti i Parmës, mposht edhe kampionin
11 April, 2015 @19:55
Parma, përkundër se në krizë financiare, ka arritur që të tregojë edhe njëherë shpirtin luftarak dhe këtë ndaj kampionit të Italisë, Juventusit.
Ekipi i drejtuar nga Roberto Donadoni, ka arritur të shënojë fitoren e dytë me radhë në Serie A, pas asaj ndaj Udineses, me golin e vetëm të shënuar nga Jose Mauri në minutën e 15-të të ndeshjes.
Për më tepër, kjo ka qenë humbja e parë e Juventusit në këtë vit në Serie A si dhe e para pas 29 tetorit të vitit të kaluar - e dyta në përgjithësi këtë stinor.
Shqiptari Andi Lila, përkundër se është i lënduar lehtë, është sakrifikuar për ekipin nga trajneri Donadoni duke luajtur 10 minutat e fundit të ndeshjes.
Në tre ndeshjet e fundit Parma ka fituar 7 pikë në Serie A, në përballje ndaj Interit, Udineses dhe sot Juventusit.
Parma vs Juventus 1-0 Jose Mauri Goal 2015 ITA by maudiid12