RAMON SANCHEZ PIZJUAN

Sevila rikthehet për të ndalë Barcelonën
11 April, 2015 @21:52
Sevilla ka vazhduar edhe muajin e 14-të me radhë të jetë e pamposhtur në shtëpi.
Ekipi i Unai Emeryt e ka vërtetuar cilësinë në pjesë të dytë kur nuk e la rahat liderin e kampionatit, Barcelonën, derisa shënoi për të barazuar në 2-2, përmes Kevin Gameiros.
Barcelona në fakt kishte epërsi prej 2-0 në fillim të pjesës së parë, por Ever Banega uli epërsinë para se ekipet të shkojnë në pushim.
Në fund, barazimi lë në luftë për një vend që dërgon në Ligë të Kampionëve andaluzianët 7 xhiro para fundit të stinorit, derisa Barcelona tash ka vetëm 2 pikë më shumë se Real Madridi në luftë për titullin kampion.
Sevilla vs Barcelona 2-2 All Goals and… by footballhighlights1